Dy të tretat e aplikacioneve antivirus në Android janë fals

Dy të tretat e aplikacioneve antivirus në Android janë fals

Aplikacionet antivirus kanë për qëllim të lejojnë përdoruesit të jenë të qetë nëse ata klikojnë aksidentalisht në një lidhje të dyshimtë ose me email, pasi e dinë se pajisja e tyre është e mbrojtur.

Për fat të keq, ka kaq shumë aplikacione antivirus që shpesh është e vështirë të zgjidhen, dhe më e keqja është se pjesa më e madhe e tyre janë fals.

Sipas testimeve të bëra nga kompania australiane për antivirus AV-Comparatives, është zbuluar se nga 250 aplikacione antivirus në Android që janë testuar, dy të tretat e tyre karakterizohen si mashtruese.

Aplikacionet testohen për të përcaktuar nëse ato i detektojnë viruset. U zbulua se kjo ishte vetëm në 80 nga 250 aplikacione.

Gjithashtu, u zbulua se është shqetësues se numri më i madh i këtyre aplikacioneve u krijua nga i njëjti zhvillues, ku shumica e aplikacioneve ishin të ngjashme me njëra-tjetrën dhe fokusi ishte më shumë në reklama dhe më pak në mbrojtjen konkrete.

Shpërndaje në: