Dy të vdekur gjatë orëve të fundit në Kosovë: Mbi 2 mijë pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rastet e 24 orëve të fundit, ku janë shënuar dy viktima në vendin tonë.

24 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹNga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹSot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 19.519.