“Dy teori konspirative, dosjet ose të zbuluara nga Serbia ose të blera”

Periskopi.com Lajme

Avokati i licensuar nga Gjykata Speciale, Florin Vertopi foli më shumë rreth seancave gjyqësore të Mustafaj dhe Haradinaj duke sqaruar se qëndrimin e avokatit të Mustafajt e konsideron të drejtë.

Në fjalën e tij Vertopi tha se edhe avokatët e tjerë të licensuar nga Gjykata Speciale janë të mendimit që duhet të ngrihet juridiksioni për çështjen e kësaj Gjykate duke qenë se flitet t’i ketë skaduar mandati që nga 3 gushti.

“Kur flitet për legjitimitetin e kësaj Gjykate atëherë ku mbetet e drejta se pse duhet i akuzuari të deklarohet në këtë rast për fajsinë. Unë konsideroj se me të drejtë i akuzuari e ka rezervuar këtë të drejtë (të drejtën për konsultim) dhe sigurisht këtë e ka bërë në konsultim me avokatin mbrojtës”,- tha Florin Vertopi në një intervistë për Euronews Albania.

Ai u shpreh i sigurt që kjo çështje mund të shkonte deri në Dhomën e Gjykatës Kushtetuese me seli në Hagë me peticion për vlerësimin e kushtetueshmërisë.

Ndërkaq z. Vertopi shpjegoi për Euronews Albania se çështja nuk mund të përfundojë te trupi gjykues dhe të gjykohet nëse nuk merret një vendim për ankesat e mbrojtjes.

Sa i përket dosjeve të dala nga Dhomat e Speciales avokati tha se mund të flisnin për dy teori konspirative sepse diçka të qartë nuk ka akoma. E para fakti që dosjet mund të jenë zbuluar nga Serbia dhe e dyta fakti që ato mund të jenë blerë.

Florin Vertopi siguroi se Prokurori i Speciales po bën çmos për ta trajtuar çështjen.

Shpërndaje në: