Dy vëllezër deçanas rrahin motrën e tyre, arrestohen nga policia

Periskopi.com Lajme

Dy persona janë arrestuar në Deçan pasi kanë sulmuar fizikisht motrën e tyre sipas raportit të policisë së Kosovës.

Policia njofton përmes raportit, se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-motrën e tyre. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.