Dy vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e djeshme

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e saj të 49’të, ku janë miratuar dy vendime, raporton Express.

Sipas ZKM’së, vendimi i parë i miratuar në këtë mbledhje është për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë përmes të cilës Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Vendimi i parë i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme është për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë përmes të cilës Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtohet masa 3.7, — Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, që do të shfrytëzohet për të subvencionuar importin e energjisë elektrike”, thuhet në komunikatë.

Vendimi i dytë është miratuar pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.7, të aprovuar në vendimin paraprak.

“Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë prej njëzet milionë euro (20.000.000,00 € ), për zbatimin e masës për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike. Mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, nën-programi “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” te  kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”. Këto mjete transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, në nën programin “Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike”.

Ministria e Ekonomisë do të transferojë këto mjete te Ndërmarrja Publike KEK Sh.A. dhe shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e ZKM’së drejtuar mediave.

Komunikata plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, në formë elektronike, sot ka mbajtur mbledhjen e 49-të të saj, në të cilën janë miratuar dy vendime.

Vendimi i parë i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme është për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë përmes të cilës Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtohet masa 3.7, — Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, që do të shfrytëzohet për të subvencionuar importin e energjisë elektrike.

Vendimi i dytë është miratuar pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.7, të aprovuar në vendimin paraprak.

Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë prej njëzet milionë euro (20.000.000,00 € ), për zbatimin e masës për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike. Mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, nën-programi “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” te  kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”. Këto mjete transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, në nën programin “Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike”.

Ministria e Ekonomisë do të transferojë këto mjete te Ndërmarrja Publike KEK Sh.A. dhe shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës.