Dy vite më parë, Kurti: Unë edhe më tutje jam kurreshtar ta dijë se si duket trysnia ndërkombëtare

Dy vite më parë, Kurti: Unë edhe më tutje jam kurreshtar ta dijë se si duket trysnia ndërkombëtare

Dy vjet më parë, më 2020, kryeministri Albin Kurti mburrej se nuk ka kush që mund të ndikohet.

Madje një gjendje deri diku relaksi, shefi i qeverisë kosovare e shfaqi edhe të dielën para gazetarëve 12 orë para fillimit të reciprocitetit me dokumente ndaj Serbisë.

Por vetëm 8 orë pas e 4 para hyrjes në fuqi, situata në veri të Kosovës u acarua e ndryshoi ashtu sikur edhe qëndrimi i Kurtit.

E veç 5 minuta para se të nis zbatimi, Qeveria që drejton Kurti, shtyu vendimin për 1 muaj pas kërkesës së ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier.

Këtë  gatishmëri shefi ekzekutivit tha të hënë se e shprehi më qëllim që të qetësohet situata në veri, për çka tha se kontribuoi edhe kryediplomati amerikan në Prishtinë.

Shpërndaje në: