Dy vite pas publikimit, Rita Ora publikon prapaskenat e klipi “Anywhere”

Dy vite pas publikimit, Rita Ora publikon prapaskenat e klipi “Anywhere”

Rita Ora e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën përfshihen prapaskenat e xhirimit të videoklipit të hitit të saj, “Anywhere”.

“Nuk mund të besoj se kanë kaluar dy vite që nga lansimi i ‘Anywhere’!”, ka shkruar 28-vjeçarja në përshkrimin e videos.

“Dy herë Platinum, mbi 900 milionë dëgjime, 4.5 milionë kopje të shitura dhe një prej këngëve më të mëdha të vitit. E gjitha falë jush!”, shkruan më tej.

Kënga “Anywhere” u publikua më 20 tetor 2017, ndërsa ishte pjesë e albumit të dytë të këngëtares shqiptare, “Phoenix”.

Siç ndodh rëndom, videoklipi i kësaj kënde u shpërnda në YouTube, ndërsa deri më tani është shikuar mbi 295 milionë herë.

Shpërndaje në: