Dy yjet e Chelseat po abuzohen brutalisht në rrjetet sociale pasi u ankuan te bordi para shkarkimit të Lampardit

Dy yjet e Chelseat po abuzohen brutalisht në rrjetet sociale pasi u ankuan te bordi para shkarkimit të Lampardit

Fansat e Chelseat ende nuk janë pajtuar me lajmin se Frank Lampard, një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve të klubit, u shkarkua nga roli i tij si kryetrjaner të hënën.

”Të Kaltërit” regjistruan një fitore 3-1 kundër Luton Toën në FA Cup të dielën, por ai rezultat nuk mjaftoi për ta parandaluar shkarkimin e Lampardit më pak se 24 orë më vonë, transmeton Periskopi.

Lampard do të zëvendësohet nga Thomas Tuchel, i cili pritet të zyrtarizohet para ndeshjes të së mërkurës në Premier League, kundër Wolves.

Një prej arsyeve pse bordi i Chelseat vendosi të bënte këtë ndryshim ishte dështimi i anglezit për të nxjerrë më të mirën nga transferimet e bujshme të verës.

Dy transferimet më të shtrenjta, Kai Havertz dhe Timo Werner kanë qenë zhgënjyes.

Havertz, transferimi 76 milionësh nga Bayer Leverkuseni, ka qenë vetëm hije e futbollistit që ndezi Bundesligën sezonin e kaluar.

Derisa Werner, i cili u transferua për 50 milionë euro nga RB Leipzig, ka shënuar vetëm katër gola në 19 paraqitje në Premier League deri tash.

Ndoshta jo befasisht, disa ‘fansa’ të Chelseat kanë reaguar ndaj lajmit për shkarkimin e Lampardit me abuzime drejtuar dyshes gjermane.

Disa ‘screenshots’ janë publikuar në Twitter ku shihen mesazhe abuzive drejtuar Havertzit dhe Wernerit në Instagram. /Periskopi.com/

p1esuvph106hf1ocbqgvha1q8bf.jpg

p1esuvtf5v1vlf10pn1sirqp2ejkj.jpgp1esuvraf7ihuo61gnd4esg84h.jpg

 

Shpërndaje në: