Dy yjet e Milanit rezultojnë pozitiv me Covid-19

Dy yjet e Milanit rezultojnë pozitiv me Covid-19

Skuadra italian, Milan, ka konfirmuar se sot kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dy lojtarët, Donarumma dhe Hauge.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Milanneës, Antonio Vitiello, i cili gjithashtu ka deklaruar se ka edhe pjestarë të tjerë të stafit qe janë izoluar, por se të gjithë janë pa simptoma.

Kujtojme që kampionati italian Serie-A ka një numër shumë të madh të lojtarëve të infektuar me coronavirus dhe së fundi autoritetet italiane morën vendim që t’i mbyllin stadiumet edhe për 1000 tifozët e paraparë se mund të shikonin ndeshjet nga tribunat.

Shpërndaje në: