Dy zyrtarë policorë të Kosovës, rezultojnë negativ me koronavirus
Sot janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me Covid19, por sipas IKSHPK-së, kemi edhe 6 persona të shëruar.
E, përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka dhënë një lajm të mirë.
Ai ka thënë se testet e dy zyrtarëve policior, kanë rezultuar negativ me koronavirus.
Ky është postimi i tij:
Një lajm i mirë
Testet e dy zyrtarëve policor për virusin Covid-19, kanë rezultuar negativ.
Presim lajme të mira për të gjitha mostrat e marra.