Dybala tallet me Messin, kapet nga kamerat

Dybala tallet me Messin, kapet nga kamerat

Dje kanë ndodhur disa skena të pazakonta në ndeshjen mes Brazilit dhe Argjentinës.

Policia braziliane së bashku me disa punonjës shëndetësorë u fut në fushën e blertë për të ndaluar lojtarë si Lo Celso, Martinez dhe dy të tjerë.

Thuhej se ata kanë falsifikuar dokumentacion për t’u futur në Brazil, pasi ata që jetojnë në Angli duhet të ndjekin rregulla më strikte.

Gjithsesi, pasi u anulua ndeshja, Messi shihej me një jelek të fotoreporterëve, dhe kjo nxiti shumë të qeshura, përcjell Periskopi.

Një nga ata që u kap duke u tallur me Messin ishte edhe shoku i tij i skuadrës, Paulo Dybala.

Më poshtë mund të shihni foton ku Dybala shihet duke qeshur me Messin. /Periskopi/

Shpërndaje në: