Dybala tregon se çfarë e pyeti Mourinhon para transferimit te Roma

Periskopi.com Sporti

Paulo Dybala është lojtari i ri i Romës.

Argjentinasi, i cili foli sot në konferencën për shtyp, foli edhe për rëndësinë e Mourinhos në zgjedhjen e tij për t’iu bashkuar ekipit Gialloross.

“Pyetja e parë, për Mourinhon, ishte se çfarë mund të fitonim. Më pëlqen të fitoj. Kemi ndërgjegjësimin e trajnerit dhe besimin, ndërkohë që njohim njëri-tjetrin në stërvitje”, tha fillimisht Dybala.

“Trajneri është shumë i rëndësishëm për të arritur objektivin. Do të përpiqem të jap gjithçka për të vazhduar të fitojmë”, përfundoi ai.