Dyshime për konkurs të parregullt në Universitetin e Prishtinës

Dyshime për konkurs të parregullt në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka hapur një konkurs për punë praktike për disa student. Pavarësisht përfundimit të afatit për aplikim të njëjtit nuk kanë publikuar listat e kandidatëve përfitues të punës praktike. Po ashtu, organizata studentore po akuzojnë UP-në për mostransparencë pasi ata nuk kanë ftuar kandidatët për intervistim ashtu siç është paraparë në konkurs.

Universiteti i Prishtinës i ka dhënë mundësi 160 studentëve për punë praktike në këtë institucion.

Por, tashmë kanë ngritur dyshime se nuk ka shkuar gjithçka në rregull me konkursin e hapur më 27 shkurt të këtij viti.

Afati për aplikim ka qenë i hapur deri më 8 mars por UP-ja as pas rreth 1 muaji nuk ka publikuar emrat e aplikuesve e as të të përzgjedhurve.

Një nga studentët aplikante tregon që nuk ka pranuar as letër refuzim e asnjë njoftim tjetër.

Shpërndaje në: