Dyshime se prapa sulmit në RTK qëndrojnë shërbimet ruse dhe serbe

Dyshime se prapa sulmit në RTK qëndrojnë shërbimet ruse dhe serbe

Publicisti  me banim në SHBA, Uk Lushi, ka shprehur dyshimet e tij se prapa sulmit me granatë ndaj televizionit publik të Kosovës qëndrojnë shërbimet inteligjente ruse dhe serbe.

Ai, ka fajësuar shërbimet inteligjente vendore, duke përfshirë edhe KFOR-in. Ai ka thënë se shteti dhe aleatët nuk duhet të dremisin por t’i gjejnë terroristët.

Postimi i plotë i Lushit në Facebook:

Sulmet e fundit me granata mbi shtetin e Kosovës, përfshirë atakun kundër RTK-së, janë sulme terroriste dhe qyqare që nuk do ta frikësojnë Kosovën. Shumëçka orienton drejt dyshimit që prapa këtyre shantazheve kundër të tashmes dhe ardhmes së Kosovës qëndrojnë sherbimet inteligjente serbe dhe ruse, por ka mundësi edhe tjera. Përgjegjësi për zbulimin e këtyre veprave kriminale kanë organet e inteligjencave tona, por edhe ato të KFOR-it, NATO-s dhe aleatëve të Kosovës sepse qëllimi batanije i sulmuesve është prezenca dhe lidhja e Kosovës me strukturat Euro-Atlantike. Shteti dhe aleatët nuk duhet të dremisin por t’i gjejnë terroristët, qesin ata para gjykatës dhe t’i bëjnë të paguajnë shumë shtrenjtë– kushdo qofshin.

Shpërndaje në: