Dyshimet e para, sulmi në Stamboll mund të jetë kryer nga ISIS-i
Një zyrtar i lartë kundër terrorizmit në Shtetet e Bashkuara ka thënë se sulmi në Aeroportin e Stambollit ngjason me profilin e ISIS-it, dhe jo të atë PKK-së.
Andaj dyshohet se sulmi në aeroportin Ataturk është kryer nga militantët e grupit Shteti Islamik, pasi siç kanë thënë zyrtarët militantët kurdë nuk sulmojnë objektiva ndërkombëtare.
Edhe zyrtarët turk kanë dalë me deklarata se ISIS mund të ketë kryer sulmin në fjalë, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete.
Sidoqoftë askush deri me tani nuk e ka marrë përgjegjesin për sulmin në aeroportin ndërkombëtar “Ataturk” në Stamboll nga i cili deri me tani thuhet se kanë vdekur 28 persona ndersa 60 të tjerë janë të plagosur.



