Dyshohej se kishte vdekur në fund të 2020-ës, shfaqet në video lideri i Al-Qaidas

Dyshohej se kishte vdekur në fund të 2020-ës, shfaqet në video lideri i Al-Qaidas

Mendohej se kishte vdekur muaj më parë, por lideri i Al Kaedës Ayman al Zawahiri zgjodhi pikërisht përvjetorin e 11 Shtatorit, ku ai ishte një nga mendjet së bashku me Osama Bin Laden, për të shpërndarë një video ku egjiptiani që cilësohet historikisht si mendja pas organizatës terroriste komenton disa ngjarje, duke u fokusuar tek situata në Izrael.

Video duket një provë që lajmi i vdekjes së tij në nëntorin e kaluar janë të pavërteta. Në videon që zgjat rreth një orë dhe që u shpërnda në rrjetet ekstremiste pikërisht në 11 shtator, Al Zahwahiri komenton ngjarje si sulmi ndaj një bazë ruse si dhe vendimin amerikan për t’u tërhequr nga Afganistani, që kanë ndodhur në fillimin e këtij viti.

Gjithsesi, video nuk duhet të jetë regjistruar ditët e fundit, nga momenti që lideri terrorist nuk përmend rikthimin në pushtet të aleatëve talebanë në Afganistan.

Egjiptiani me profesion mjek “trashëgoi” organizatën pas vdekjes së Osama Bin Laden në 2011.

Shpërndaje në: