Dyshohet për mjet shpërthyes në Taukbahqe, policia bllokon një rrugë

Dyshohet për mjet shpërthyes në Taukbahqe, policia bllokon një rrugë

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe, pasi aty dyshohet se është gjetur një mjet shpërthyes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në: