Dyshohet se babai kishte pasur probleme edhe më herët me të birin që dyshohet se e vrau
Një person është vrarë sot me armë zjarri në Peran të Podujevës.
Naim Ismajli dyshohet se me armë zjarri vrau djalin e tij, Edon Ismajli. Dyshohet se shkak për vrasje, sipas banorëve lokalë, është një mosmarrëveshje babë e bir.
Dyshohet se një 50-vjeçar e ka vrarë djalin e tij 28-vjeçar në Peran, dhe nga informata jozyrtare thuhet se viktima kishte qenë duke punuar në ara me traktor, kur babai i tij dyshohet se ka shtënë drejt tij, raporton Klan Kosova.
I njëjti besohet se ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, dhe aty janë ekipet forenzikës dhe policisë që po i kryejnë hetimet.
Nga prokuroria nuk kanë dashur të flasin më tepër rreth rastit. Ndërkaq, nga policia, zëdhënësi Agron Borovci ka thënë se për rastin janë njoftuar rreth orës gjashtë të pasdites.
Te familjarët e tyre që ndodhen në Bradash, aktualisht nuk gjendet askush dhe deri para pak kohësh aty kishte qenë edhe policia.
Ndërkohë, mësohet informata jozyrtare që të njëjtit kanë pasur edhe probleme me njëri-tjetrin dhe raste në polici.