Dyshohet se Boiken Abazi i dërgoi Albin Kurtit një thes shapkash me gisht?

Dyshohet se Boiken Abazi i dërgoi Albin Kurtit një thes shapkash me gisht?

Duket se z. Abazi nuk ka hequr dorë nga Vetëvendosje në Kosovë edhe pse fshehtas kishte dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Vetëvendosjes në Shqipëri.

Kësaj here, Abazi e ka quajtur z. Përparim Rama një politikan që ndërron premtimet pasi sipas tij ai nuk po e përmend më rrëzimin e stadiumit të Prishtinës për ta ndërtuar një liqen artificial mbi të.

Nuk ka ndonjë indikacion se z. Rama ka hequr dorë nga ky premtim.

Ai ka kërkuar që për shkak të ndërrimit të qëndrimeve, VV-ja në Prishtinë t’i dërgojë te shtëpia z. Rama një parë shapka me gisht.

Por, ai ka harruar që kryeministri Albin Kurti ka ndërruar qindra në mos mijëra qëndrime politike tash e dhjetë vjet.

Nuk dihet sa është numri i shapkave me gisht që Boiken Abazi i ka dërguar Albin Kurtit.

Reagimi i plotë:

Përparim Rama, kandidati i LDK-së për Prishtinën, ka propozuar në fushatë gjatë raundit të parë prishjen e stadiumit “Fadil Vokrri” në qendër të Prishtinës dhe ndërtimin e një liqeni artificial aty ku sot është ky stadium. Kur e pa që qytetarëve nuk u pëlqeu ky propozim dhe u tallën me të, hoqi dorë me shpejtësi nga ky premtim. Në ShBA, ndryshimi i beftë i qëndrimit të politikanëve mbi një çështje publike quhet “flip-flopping”, si shapkat me gisht që përplasen me këmbët duke kërcitur. Tani që Arben Vitia, kandidati i LVV për Prishtinën, ia ka kujtuar Përparim Ramës premtimet për prishjen e stadiumit, ky i fundit është prekur dhe i ka thënë se nuk bëhet fushatë me hajgare. Pra, kandidati që u bë hajgarja e Prishtinës, që i ndryshoi premtimet brenda natës si hajgarexhi profesionist, akuzon për hajgare. Po të isha në shtabin e Prishtinës nuk do i përgjigjesha më Përparimit për këtë punë, por do i kisha çuar dhuratë te shtabi i LDK-së në Prishtinë një palë shapka “flip-flopps”.

 

Shpërndaje në: