Dyshohet se policja e Kosovës vrau familjen dhe veten në Gjilan

Dyshohet se policja e Kosovës vrau familjen dhe veten në Gjilan

Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, më saktë në rrugën Xhevat Ajvazi në Lagjen Bojanina. 

Burime të Periskopit nga Gjilani kanë dhënë informata të ndryshme për rastin. Në të parin, u deklarua se një person me inicialet B.B. kishte vrarë familjarët e tij dhe më pas edhe veten.

Por, një tjetër burim nga Periskopi në qytetin e Gjilanit bën të ditur se në fakt vrasja është kryer nga një zyrtare policore. Ajo mësohet të ketë qëlluar mbi katër anëtarët e familjes së saj, e më pas kishte bërë edhe vetëvrasje.

Familjarët e vrarë raportohet të jenë babai, nëna, dhe dy vëllezërit.

Periskopi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës në Gjilan, por zëdhënësi i stacionit rajonal deklaroi se rasti ishte tepër i rëndë.

“Rast i rëndë, rast i rëndë. Hajdeni në Gjilan.” – deklaroi ai.

Duket se kjo deklartë kuptimësohet pas informacioneve të reja pasi që kemi të bëjmë me kolegen e zëdhënësit në fjalë./Periskopi

 

Shpërndaje në: