Dzeko ka zgjidhje për racizmin – Mos i lejoni të futen në stadium
Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko ka zbuluar planin e tij të thjeshtë për ta ndaluar racizmin në stadiumet italiane.
“Unë nuk di çfarë të them për këtë. Por unë mendoj se në Itali racizmi është shumë më i madh sesa pritej”, ka thënë sulmuesi boshnjak për Sky Sports, transmeton Periskopi.
Dzeko ka bërë dallimin midis ligës angleze dhe asaj italiane.
“Kur isha duke luajtur në Angli, ka pasur racizëm, po gjithmonë është duke u përmirësuar. Gjithnjë ka më pak racizëm në Angli”, ka shtuar Dzeko.
Sipas sulmuesit të Romës, Federata mund ta ndalojë racizmin në stadium.
“Nëse e dëgjon dikë duke bërë thirrje raciste, atëherë duhet ta ndalosh atë nga stadiumi”, ka përfunduar sulmuesi boshnjak.
I fundit që ka bërë deklaratë shokuese është gazetari Passirani i cili më pastaj është suspenduar nga “Top 24 Football”.
Passirani në emisionin e fundit ka thënë “Lukaku ndalet vetëm me 10 banane, ndryshe të vret”. /Periskopi/



