E ardhmja e Pogbas varet nga ajo e Mourinhos

E ardhmja e Pogbas varet nga ajo e Mourinhos

Raportet e fundit italiane tregojnë që Paul Pogba i ishte ofruar Juventusit në verë, por ai mund të mbetet në United nëse Zinedine Zidane kalon në Manchester United

Mesfushori i Francës kishte mbrojtur ngjyrat e Juventusit prej 2012-2016, duke kaluar në United, ish klubin e tij, për marrëveshje rekord 205 milionë euro.

Burimet të shumta kanë thënë se Pogba ka dëshirë që të largohet nga Old Trafford dhe të kthehet në Torino.

Sipas Rai Sport, këtë mbrëmje, agjenti Mino Raiola ka rikontaktuar përsëri me Juventusin dhe ju ka treguar atyre që ai është gati të kthehet në Juve.

Megjithatë, ka një besim që s’mund ta ndryshoi këtë gjë, nëse Mourinho shkarkohet dhe ai zëvendësohet nga ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Pogba nuk e ka sekret raportet e tensionuara me teknikun portugez derisa pronarët e klubit mund të gjenden përballë zgjidhjes – ose trajnerin, ose lojtarin.

 

Shpërndaje në: