E bën Izraeli: Krijon pajisje me të cilën mund të shihet përmes mureve

E bën Izraeli: Krijon pajisje me të cilën mund të shihet përmes mureve

Kompania izraelite Camero-Tech ka krijuar një pajisje me të cilën ushtarët mund të shohin përmes mureve se çfarë ka brenda ndërtesave, shkruan të martën Business Insider, e transmeton lajmin koha.

Bëhet fjalë për një pajisje të quajtur “Xaver 1000”, e cila përdor inteligjencën artificiale. Ajo u prezantua në panairin e pajisjeve ushtarake Eurosatury të këtij viti në Paris.

Pajisja lejon ushtarët të shohin gjërat dhe objektet brenda në kohë reale. Në kompaninë Camero-Tech, besojnë se kjo është një pajisje kyç për ushtrinë, forcat e sigurisë, inteligjencën, por edhe për ekipet e shpëtimit.

Zyrtarët e saj thanë se pajisja po jepte të gjitha informacionet e nevojshme në kohë reale. Ekrani vizual është me rezolucion të lartë, kështu që, ndër të tjera, është e mundur të shihet nëse një person është ulur, në këmbë apo shtrirë.

Shpërndaje në: