E bujshme: Reali kontakton me Chelsean për Armando Brojën

E bujshme: Reali kontakton me Chelsean për Armando Brojën

Gjiganti spanjoll, Real Madridi ka kontaktuar me Chelsean sa i përket mundësisë së transferimit të sulmuesit Armando Broja.

Kampioni evropian po synon të largojë disa sulmues nga skuadra dhe shpreson të shtojë një numër sulmuesish të rinj në skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm, me Brojën një ndër objektivat e tij.

Megjithatë, Chelsea tani po përgatit Brojën për të qenë pjesë e skuadrës së Thomas Tuchel për sezonin e ardhshëm, pasi fillimisht shqyrtoi ofertat për sulmuesin 20-vjeçar.

Ylli shqiptar është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë përpara miqësores së sotme kundër Udineses, pasi është promovuar sërish në grup, pas interesimit për transferim nga skuadrat e tjera, përcjell KosovaPress.

Një largim gjatë kësaj vere i Brojës nga Chelsea nuk mund të përjashtohet, ku skuadrat që kanë shprehur interesim në të janë Reali, Evertoni, Newcastle dhe disa klube në Itali.

West Ham gjithashtu mbetet i interesuar, por do të preferonte një marrëveshje huazimi, pasi shpenzoi më shumë se 35 milionë euro për sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamacca, ofertë kjo që nuk do të ishte e kënaqshme për Chelsean.

Shpërndaje në: