E ‘çmendin’ Trumpin: Fëmijët luajnë me kolovajzë në kufirin ShBA-Meksikë

E ‘çmendin’ Trumpin: Fëmijët luajnë me kolovajzë në kufirin ShBA-Meksikë

Fëmijët në secilën anë të kufirit ShBA-Meksikë, kanë luajtur së bashku pavarësisht që barriera po i ndante – falë tri kolovajzave që u vendosën aty nga profesorët kalifornianë.

Kolovajzat në El Paso të Teksasit dhe të Juarez Cityt në Meksikë janë punime të Ronald Raelit, profesor i arkitekturës në Universitetin e Kalifornisë, Berkley dhe Virginia San Fratello, profesoreshë e dizajnit në Universitetin Shtetëror të San Joses, ka raportuar The Guardian, përcjell Periskopi.

Në një video të shoqëruar me postimin, fëmijët shihen duke luajtur në tri kolovajzat në njërën dhe tjetrën anë të kufirit në barrierën që ndanë dy vendet.

Skena u lavdërua shumë në rrjetet sociale të Internetit. Kjo fokusohet në politikën e Donald Trump që po mësyn të çojë përpara premtimin për të ndërtuar një mur të madh për të parandaluar emigrimin ilegal. /Periskopi

Shpërndaje në: