E çuditshme: Lumi në Ukrainë merr ngjyrë të kuqe pas sulmeve ruse

E çuditshme: Lumi në Ukrainë merr ngjyrë të kuqe pas sulmeve ruse

Lumi Inhulets ka marrë ngjyrë të kuqe dy ditë pasi raketat ruse goditën strukturat hidraulike në Kryvyi në një sulm që kishte për cak infrastrukturën e fshatit të lindjes të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.


Është ende e paqartë se pse ka ndryshuar ngjyra e ujit pas sulmeve që bënë që niveli i ujit të lumit të rritej për pesë metra, duke shkaktuar përmbytje dhe evakuime në qytet. Por edhe pas vërshimeve, banorët e këtij rajoni përdornin këto qendra të ujit për pastrim dhe përkohësisht kishin mbetur pa qasje në ujin e pijshëm.

Megjithatë, Oleksandr Vilkul, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kyryvi Rih në një postim në telegram të premten tha se “furnizi me ujë në qytet është rikthyer”. /Periskopi/

Shpërndaje në: