E çuditshme: Me të madhe po kërkohet shkarkimi i Mourinhos më pak se një orë pas emërimit

E çuditshme: Me të madhe po kërkohet shkarkimi i Mourinhos më pak se një orë pas emërimit

Jose Mourinho i është rikthyer futbollit pasi u emërua zyrtarisht si trajner i Tottenhamit.

Tekniku portugez ka qenë i papunë për gati një vit pas largimit nga Manchester Unitedi, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë,a i do ta zëvendësojë Mauricio Pochettinon te Spurs, pas shkarkimit të argjentinasit të martën.

Duhet cekur se qysh tani ka shumë persona skeptikë rreth emërimit të tij, siç dëshmohet nga fakti se #MourinhoJashtë ishte trend në Twitter më pak se një orë pasi u konfirmua emërimi i tij.

“Nuk mendoj për ndonjë emërim më të keq. E urrej njeriun dhe brendin e tij të futbollit. Katastrofë në transferime. Do ta bankrotojë klubin.

“Kohë shumë të errëta për Spursin tonë të dashur. #MourinhoJashtë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: