E çudtishme: Këto janë vetëm 10 shtetet në botë që nuk janë në luftë (Video/Foto)

E çudtishme: Këto janë vetëm 10 shtetet në botë që nuk janë në luftë (Video/Foto)

Bota po bëhet një vend më i rrezikshëm dhe tani ka vetëm 10 vende që mund të konsiderohen krejtësisht të lira nga konflikti, sipas autorëve të Indeksit të 10-të vjetor global të paqes.

Përkeqësimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, mungesa e një zgjidhjeje për krizën e refugjatëve dhe rritja e vdekjeve nga incidentet kryesore terroriste kanë kontribuar që bota të jetë më pak paqësore në vitin 2016 sesa në vitin 2015, rap

orton “The Independent”, transmeton Periskopi.

Dhe tani ka më pak vende në botë që mund të konsiderohen si pasqësore – me fjalë të tjera, jo të angazhuara në ndonjë konflikt brenda dhe jashtë – sesa në vitin 2014.

Sipas Institutit për Ekonominë dhe Paqen, i cili ka prodhuar indeksin për 10 vitet e fundit, vetëm Botsvana, Kili, Kosta Rika, Japonia, Mauritiusi, Panama, Katari, Zvicra, Uruguai dhe Vietnami janë të lira nga konfliktet.

gpi2016.jpg

gpi-table.png

 

Brazili është vendi që ka rënë nga lista dhe si një nga vendet më të këqija në vit, paraqet një shqetësim serioz përpara Olimpiadës së Rio, themeluesi i IEP, Steve Killelea, deklaroi për “The Independent”.

“Nëse shohim botën në përgjithësi, është bërë më pak paqësore në 12 muajt e fundit”, tha Killelea.

IEP përpiqet të përcaktojë paqen pozitive në terma numerike, duke i dhënë vendeve rezultate për një sërë faktorësh duke përfshirë “pranimin e të drejtave të të tjerëve”, “nivelet e ulëta të korrupsionit”, “rrjedhën e lirë të informacionit” dhe “qeverisjen e mirëfilltë”.

Së fundi, indeksi e identifikoi Evropën si rajonin më paqësor në botë.

Por kontinenti nuk është i imunizuar ndaj luftës – Britania, Franca, Belgjika dhe të tjerët janë të përfshirë thellë në konfliktet e jashtme në Lindjen e Mesme dhe përballen me një kërcënim në rritje për paqen nga terrorizmi ndërkombëtar.

“Nëse ekonomia do të ishte e fuqishme, Britania ndoshta do të ruante nivelin e saj të tanishëm të paqes, por nëse ka një përkeqësim të ekonomisë, atëherë kjo do të kthehej dhe do të kishte një ndikim negativ në paqen”, tha Killelea./Periskopi/

Shpërndaje në: