E dashura u hodh nga pallati, këto janë fjalët e para të bashkëjetuesit të saj

E dashura u hodh nga pallati, këto janë fjalët e para të bashkëjetuesit të saj

Pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku vajza 19-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, policia ka shoqëruar personin me të cilin ajo bashkëjetonte.

“Panorama” raporton se menjëherë pas shoqërimit, i dashuri i saj Artur Çala, ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

“Ajo vetëm qante, nuk e kuptoja dot se çfarë kishte” ka thënë ai para policisë në gjendje të tronditur. Çifti dyshohet se ka qenë zgjuar në atë orë, nisur edhe nga fjalët e para që tha i dashuri i saj para hetuesve. Pritet dëshmia e plote e tij për të hedhur dritë rreth ngjarjes së rëndë. Njoftimi i shoqerimit “Rreth orës 02:10, në lagjen “Apollonia” Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja S.B, 19 vjeçe, banuese në Kuçovë.

Aktualisht kjo shtetase bashkëjetonte me shtetasin A.Ç, 33 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier”, informon policia

Shpërndaje në: