E dhimbshme: Humb jetën në një aksident në Gjermani, 18 vjeçarja kosovare

Periskopi.com Lajme

18-vjeçarja nga Gjakova, Era Grezda, ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Gjermani.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj, nëpërmjet postimeve në rrjetin social Facebook.

“Familjarë miq, ju njoftojmë se dje në një tragjedi me automobil ndërroi jetë motra ime Era. U prehsh në paqe o shpirt i bardhë”, ka shkruar motra e saj në Facebook.

Ndërkohë një tjetër familjare ka thënë se Era Grezda ishte e moshës 18-vjeçare

“Familjar, miq e dashamir ju njoftojmë se pas një aksidenti ndërroi jetë vajza, motra, mesa e shoqja jonë Era Grezda në moshën 18 vjeçare. Për ceremoninë mortore ju njoftojmë ndërkohë”, ka shkruar familjarja.