E dhimbshme: Rastet e humbura mbrëmë të Kosovës të bëjnë ta godisni murin me kokë

E dhimbshme: Rastet e humbura mbrëmë të Kosovës të bëjnë ta godisni murin me kokë

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë pësoi humbje 2-0 nga Spanjë në ‘Fadil Vokrri’.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Challandes, nuk zhvilloi ndeshje të keqe, ku edhe pati deri në 4-5 raste të volitshme për të shënuar.

Një nga rastet e para ishte ajo e Milto Rashicës, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, Miloti tregohet më i shpejtë se mbrojtësi spanjoll, por pas një pranimi të keq të topit, rasti shpërdorohet.

Pas atij rasti të lëshuar në pjesë të patë, përsëri Rashica ishte protagonisti, ku gjatë minutave të para të pjesës së dytë, dështoi përsëri të shënoj kundër Spanjës.

VIDEO:

Kurse, Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Lazios, sulmuesi shtatëlartë, Vedat Muriqi, humbi rastin më të mirë për të barazuar rezultatin.

VIDEO:

Edhe pse humbën, “Dardanët” i treguan botës se edhe kundër një kundërshtari si Spanja, mund të rrezikohet porta seriozisht.

 

 

Shpërndaje në: