E dhimbshme: Skllavja e seksit hëngri fëmijën e saj pasi ISIS e gatoi dhe i shërbeu me oriz

E dhimbshme: Skllavja e seksit hëngri fëmijën e saj pasi ISIS e gatoi dhe i shërbeu me oriz

Një skllave e seksit është detyruar ta hajë të birin e saj, pasi ai ishte kapur dhe vrarë nga ushtarët e ISISIT, tha një deputet irakian.

Deputetja Vian Dakhill pohoi se ISIS  ia kanë shërbyer një skllave të seksit mishin e djalit me oriz, pasi e kishin lënë të uritur për ushqim dhe pa ujë për tre ditë në qelinë e saj, transmeton Periskopi.

 

Ajo poashtu zbuloi se një 10 vjeçare është dhunuar për vdekje në prani të motrave dhe babait të saj.

Dakhil tha për gazetën egjiptiane ‘Extra Neës’: “Njëra nga gratë që arritëm të shpëtonim nga ISIS tha se ajo ishte mbajtur në qeli për tri ditë pa buk dhe ujë.”

Sex slave ate her own baby after Isis cooked him and served him with rice

Moderatori i emisionit shpërtheu në lotë

 

“Më pas, ata i kishin shërbyer oriz dhe mish. Ajo e hëngri ushqimin pasi ishte shumë e uritur”

“Kur ajo e kishte përfunduar, ata iu drejtuan asaj: “Ne e përgatitëm djalin tënd një vjeçar për ju, dhe kjo është çfarë hëngre ti”.

Gruaja ishte kurde, që do të thotë ajo nuk është myslimane e as arabe dhe është trajtuar si një person që punon me ‘djallin’.

ISIS është përgjegjës për vrasjen e mijëra kurdëve dhe kindnapimin e shumë grave dhe fëmijëve të tyre si skllave dhe për përdorim të dëshirave seksuale, tranmseton Periskopi.

Ajo ka folur edhe për vajzën që ishte dhunuar për vdekje.

“Njëra nga vajzat tha se kanë marrë gjashtë motrat”

“Motra më e re në moshë, 10 vjeçare, ishte dhunuar për vdekje në prani të babait dhe motrave. Ajo ishte vetëm 10 vjeçare.

“Pyetja që i bëjm vetës është: “Pse? Pse këta egërsira na bëjn këtë neve?”.

Më herët gjatë këtij viti një tinejxhere ishte dhunuar nga një grup prej 40 personave.

lamiya.jpg

Lamiya Haji Bashar ishte rrahur mizorisht nga anëtarët e ISIS

 

Tinejxherja, Lamiya Haji Bashar tregoi se i ishte rrahur me kablla pasi tentoi të largohet nga kampi ku ishte e mbajtur nga ISIS.

18 vjeçarja, Bashar, ishte gjykuar nga një ‘gjykatë e Sheriatit’ e ngritur nga ISIS, pasi ajo kishte udhëhequr disa vajza për tu larguar.

Ajo i tregoi Mail Online të dielen: “Ai më tha se duhet të vrarë ose duhet të heqim njërën këmbë, që të mos largohesh më”.

“Unë i thash se nësë ju më këputni këmbë atëherë do të iki me tjetrën. Unë i thash gjykatës së kurrë nuk do të dorëzohem. Përgjigja e tyre ishte se ata do të vazhdojnë të më tortoronin ende nëse unë tentojë të iki përsëri”, përfundoi Bashar. /Periskopi/

Shpërndaje në: