E ditur, tani e konfirmuar: Sulmuesi më i mirë i vitit është Lewandowski

E ditur, tani e konfirmuar: Sulmuesi më i mirë i vitit është Lewandowski

Robert Lewandowski është shpallur sulmuesi më i mirë i vitit për sezonin 2019/2020 nga UEFA, në ceremoninë e zhvilluar të enjten në Gjenevë të Zvicrës.

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, nuk mund të mungonte në këtë konkurrim për shkak të sezonit të jashtëzakonshëm me klubin gjerman.

Bavarezët fituan çdo garë në të cilën morën pjesë – Bundesliga, DFB Pokal, Ligen e Kampionëve dhe së fundmi, Superkupën e UEFA-s dhe Superkupën e Gjermanisë.

Futbollisti polak ka pasur sezonin më produktiv në karrierë duke shënuar 55 gola në 47 ndeshje të zhvilluara.

Dyshja e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe dhe Neymar, ishin po ashtu në listën e ngushtë të konkurrentëve, kur kihet parasysh sezoni jashtëzakonshëm në Francë dhe kualifikimi në finale të Ligës së Kampionëve, ku mposhtën nga Bayerni.

Shpërndaje në: