E drejtë: Qeveria e Francës ndan nga 100 euro për 38 milionë francezë pas rritjes së çmimeve

E drejtë: Qeveria e Francës ndan nga 100 euro për 38 milionë francezë pas rritjes së çmimeve

Qeveria e Francës ka njoftuar se do të paguajë 38 milionë qytetarë me nga 100 euro për t’i ndihmuar në këtë kohë të krizës energjetike që ka shkaktuar rritje të çmimeve.

“Kompensimi i inflacionit” do të shkojë te të gjithë qytetarët që paguhen 2 mijë ose 2 mijë e më pak euro në muaj, e që prek 38 milionë banorë të Francës.

Kjo përfshin madje edhe ata që nuk kanë veturë, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Pagesat e para do të fillojnë të bëhen prej fundit të muajti dhjetor.

Shërbyesit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin pagesat e tyre prej fillimit të vitit 2022.

Pagesat prej 100 eurosh nuk do të jenë të taksuara dhe qeverisë së Francës do t’i kushtojë vetëm 3.8 miliardë euro.

Qeveria e Kosovës ndërkohë nuk ka në plan të ndërmarr ndonjë hap për t’i ndihmuar qytetarët që po përballen me shtrenjtime të jashtëzakonshme të çmimeve tash e disa muaj. /Periskopi

Shpërndaje në: