E frikshme: Shpërthen epidemia e Ebolas edhe në Ugandë

E frikshme: Shpërthen epidemia e Ebolas edhe në Ugandë

Një grua 50 vjeçare e infektuar me Ebola ka vdekur në Ugandën perëndimore, vetëm një ditë pasi i vdiq nipi 5 vjeçar.

Këto janë vetëm dy rastet e para të raportuara në vend që nga shpërndarja e virusit prej vendit fqinj të Republikës Demokratike të Kongos, ku kanë vdekur afër 1 mijë e 400 njerëz.

Tre pacientë të dyshuar me Ebola janë vënë në qendra izolimi, përcjell Periskopi nga BBC.

Kreu i qendrës më të madhe mjekësore e ka quajtur shpërthimin e fundit të Ebola-s në Afrikën qëndrore si “vërtet të frikshëm”.

Dr. Jeremy Farrar, drejtor i një qendre, ka thënë se epidemia ishte më e keqja që nga viti 2013/16 dhe nuk po shfaqte “shenja të ndaljes”.

Ai tha se shpërndarja ishte “tragjiike por fatkeqësisht jobefasuese”. Ai paralajmëroi edhe për të tjera raste që mund të ndodhnin, dhe se duhej një përgjigjje e plotë kombëtare e ndërkombëtare për të shpëtuar jetë njerëzish.

Ebola është një virut që fillimisht shkakton ethe të menjëhershme, më pas sëmundje të intensifikuar, dhimbje muskujsh dhe tharje të fytit. Më pas vazhdon me vjellje, diarre dhe gjakosje nga rrugët e bredshme dhe të jashtme. Njerëzit infektohen kur kanë kontakt të drejtpërdrejt me lëkurë, me gojë apo hundë, me gjakk, vjellje, fekale apo lëngje trupore me dikë me Ebolë. Pacientët kryesisht vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i shumëfishtë i organeve./Periskopi

Shpërndaje në: