‘E frikshme, veç pse dëgjuan fjalën maxhup, nisën ta godasin burrin’ – Skenderi fton institucionet të veprojnë

‘E frikshme, veç pse dëgjuan fjalën maxhup, nisën ta godasin burrin’ – Skenderi fton institucionet të veprojnë

Drejtori i organizatës, Zëri Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve të Kosovës ka reaguar për diskrimimin racor që po vazhdohet t’u bëhet komuniteteve  në vendin tonë.

Ai thotë se kjo situatës është e frikshme.

Ja postimi i plotë:

Është një ditë e trishtuar për shoqërinë tonë!

Jo për shkak të diskriminimit racor! Kjo është pjesë e jetës sonë çdoditë! Dallimi është se në shumicën e rasteve ishte në heshtje dhe ndonjehere, si tani, bëhet virale! Megjithatë, për çdo herë kemi ngritur domosdoshmërinë e masave institucionale për ta adresuar atë.

Dita është e trishtueshme sepse për herë të parë pas shumë kohësh një anëtarë i shoqërisë sonë bëhet subjekt i linçimit për shkak të ngjyrës së tij.

Nuk e vë në dyshim ‘disponimin e keq’ ose ‘qendrime raciste’ të rojës së sigurisë që kapi një rom, i cili dyshohet se po ecte nëpër qendrën tregtare, me familjen dhe një vajzë 11-vjeçare, pa maskë. dhe filloj te godaste.

Ajo që është e frikshme dhe e bën këtë rast, rast linçimi, është fakti që qytetarët e thjeshtë që po kalonin afër dhe nuk kishin asnjë lidhje me çështjen, filluan ta godasin burrin. Ka mjaftuar të dëgjojnë dikë që e thërriste njerin ‘maxhup’.

Situata është e frikshme sepse këta njerëz, që ndoshta janë bij, bashkëshortë dhe baballarë të mirë, qytetarë patriotë që e duan vendin dhe shoqërinë e tyre, besojnë se është e drejtë të sulmohet një person vetëm pse është “maxhup”. Nuk ka rëndësi se çfarë ka bërë, ai eshte fajtor sepse eshte ‘maxhup’.

Ajo që është edhe më e frikshme, këta njerëz as që përpiqen të mbulojnë kokën siç po e bënin njerëzit dikur më parë në Shtetet e Bashkuara gjatë aksioneve të linçimit, sepse nuk kan frike as nga shteti!

A duhet të kemi frikë për sigurinë tonë?

Institucionet priten të veprojnë në përputhje me peshën e krimit!

 

Shpërndaje në: