E fundit: Zaniolo kryen testet mjekësore tek Galatasaray

E fundit: Zaniolo kryen testet mjekësore tek Galatasaray

Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo, ka mbërritur në Stamboll dhe thuhet se ka kaluar pjesën e parë të testeve mjekësore të Galatasaray këtë mbrëmje.

Italiani u largua nga Milano këtë pasdite për të përfunduar transferimin, i cili besohet të jetë me vlerë rreth 15 milion euro.

Sipas Sportitalia, Zaniolo zbarkoi i sigurt në Stamboll mbrëmjen e sotme dhe u dërgua menjëherë për t’iu nënshtruar pjesës së parë të testeve mjekësore.

Të tjerat do të kryhen në mëngjes, në mënyrë që Galatasaray të përfundojë transferimin para afatit, që është të mërkurën.

Shpërndaje në: