E fyente Visar Ymerin pse e respektoi himin e Kosovës, Elvis Hoxha tash ngritet vet në këmbë

E fyente Visar Ymerin pse e respektoi himin e Kosovës, Elvis Hoxha tash ngritet vet në këmbë

Elvis Hoxha, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, kohë më parë e kishte sulmuar duke e quajtur tradhtar Visar Ymerin, për faktin se ky ishte ngritur gjatë intonimit të himnit të Kosovës, por me të ardhur në pushtet, Hoxha ka respektuar simbolet e Kosovës që dikur i fyenin e përbuznin, shkruan Gazeta Metro.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, kohë më parë kishte bërë akuza të rënda  në drejtim të ish kryetarit të VV’së dhe PSD’së, Visar Ymeri, duke e quajtur tradhtar, veç pse ky i fundit kishte vendosur ti respektonte simbolet e Kosovës, dhe ishte ngritur në këmbë gjatë intonimit të himnit të Kosovës.

“Visar Ymeri, tani e tutje, duhet të esh edhe për Demarkacionin e Zajednicën. Kush tradhton, tradhton deri në skaj. Hajt, të qoftë e mbarë theqafja dhe i rëndë çmimi me të cilin je shitur”, kishte shkruar Hoxha në akuzat ndaj Ymerit i cili kishte vendosur ta respektonte himnin e Kosovës.

Me të ardhur në pushtet Vetëvendosje, kanë ndryshuar radikalishtë, përveç liderit të tyre Albin Kurti, ka qenë edhe vetë, Elvis Hoxha ai që është ngritur në këmbë gjatë intonimit të himnit të Kosovës, gjatë vizitës në Kazermën ‘Adem Jashari’, gjatë ditët së djeshme, gjatë shënimit të 12 vjetorit të ditës së Pavarësisë.

Shpërndaje në: