E gjitha keqkuptim: Gjyqtari nuk e ka dëgjuar mirë atë që i tha Ibra dhe i tingëlloi si ofendim para se ta përjashtonte

E gjitha keqkuptim: Gjyqtari nuk e ka dëgjuar mirë atë që i tha Ibra dhe i tingëlloi si ofendim para se ta përjashtonte

Dalja me karton të kuq e Ibrës në ndeshjen ndaj Parmës, ka ngritur hipoteza të shumta në Itali pasi akoma nuk është e qartë çfarë e detyroi gjyqtarin Mareksa të shkonte drejt atij vendimi.

Në një video-audio të dalë në rrjetet sociale, dëgjohen fjalët e Ibrës drejtuar gjyqtarit Mareska, dhe mesa dëgjohet aty i gjithë episodi ka qenë një keqkuptim nga ana e arbitrit.

Ibra i është drejtuar Mareskës me fjalët ‘Sembra strano è’ që do të thotë në shqip ‘duket e çuditshme ë’, një ironi kjo nga suedezi drejtuar gjyqtarit, me këtë të fundit të dyshohet të ketë dëgjuar fjalën ‘bastardo’, fjalë e cila në gjuhën italiane ka theksin e pothuajse të njëjtë me fjalët e dalë nga goja e Ibrës.

Me shumë mundësi kjo çështje nuk do të përfundojë me kaq dhe deri në momentin që të jetë një njoftim zyrtarë këto janë thjeshtë hipoteza.

Shpërndaje në: