E gjithë Amerika po flet për të – udhëtuesi nëpër kohë tregon se kush do jetë president në vitin 2030

E gjithë Amerika po flet për të – udhëtuesi nëpër kohë tregon se kush do jetë president në vitin 2030

Në një video të publikuar në internet, ju mund të shihni Noan, i cili pretendon se është 12 vjet para kohës aktuale.

Duke folur për herë të parë në nëntor, Noah zbuloi se po vuante nga depresioni dhe anoreksia për shkak të viteve të kalimit nëpër kohë, raporton “Dailystar”, transmeton Periskopi.

Videoja origjinale mori mbi 1.4 milion shikime, me shumë dëshmitarë skeptikë se tregimet e tij janë të vërteta.

Por tani, njerëzit në “Apex TV” e kanë marrë me vete testin e detektorit të gënjeshtrës për të parë se a është duke gënjyer ai.

Që nga publikimi të premten, video ka marrë mbi 120.000 shikime. Por shikuesit e pyetën besueshmërinë e testit.

Cilat janë parashikimet e tij për vitin 2021?

Ai ka bërë një sërë parashikimesh.

Noah mendon se njerëzit do të vishen me një pajisje qelqi të Google në të ardhmen.

Ai mendon se makinat pa shoferë do të përmirësohen.

Ai premton se Inteligjenca Artificiale dhe realiteti virtual do të jenë të njohura, dhe energjia e rinovueshme do të zbatohet.

Ai gjithashtu na tregon se Donald Trump do të fitojë një mandat të dytë të presidencës amerikane.

Po ashtu ai thotë  se mbesa e Martin Luther King Jr do të jetë presidente e SHBA-së në vitin 2030./Periskopi/

Shpërndaje në: