E gjithë LDK-ja zbarkoi në Anamoravë

E gjithë LDK-ja zbarkoi në Anamoravë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, kandidatët për kryetar të komunave dhe anëtarët e Shtabit Qendror, gjatë ditës së djeshme qëndruan në Anamoravë, me ç’rast u pritën me entuziazëm të madh nga qytetarët dhe mobilizim të shtuar nga strukturat e kësaj ane.

Ditën e nisën me vizitë në Gjilan tek Lutfi Haziri, kandidat për kryetar të kësaj komune, ku diskutuan për përgatitjet përfundimtare për javën e ardhshme.

Më pas ata vizituan Vitinë, ku u pritën nga Sokol Haliti, po ashtu kandidat për kryetar, duke vazhduar më tej me takime me struktura dhe me qytetarët e kësaj komune.

“Lidhja Demokratike është shtëpi e madhe politike, me kandidatë të jashtëzakonshëm e të mbarë. Si një familje, rrugëtimi ynë përpara është i drejtë dhe i qartë. Të gjithë, për të gjithë”, ka thënë Kryetari Abdixhiku pas kësaj vizite që i bëri Anamoravës.

 

Shpërndaje në: