E godasin me celular, portieri hap thirrjen dhe fillon të flasë me një të panjohur

E godasin me celular, portieri hap thirrjen dhe fillon të flasë me një të panjohur

Liga e Kilit ishte protagoniste e një ngjarje tejet interesante, derisa po zhvillohej ndeshja mes Colo-Colos dhe Universidad Catolicas.

Gardiani i kësaj të dytës, në një moment gjatë ndeshjes, u godit me një telefon-celular, para se ta kapte dhe të hapte një thirrje që po vinte, transmeton Periskopi.

Kjo nuk ishte ngjarja e vetme kontraverse në këtë përballje, pasi takimi u ndërpre pasi futbollistët u sulmuan me flakadanë dhe fishekzjarre nga tifozët.

Shikoni incidentin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: