E goditi me shuplakë një të mitur, arrestohet burri nga Istogu

E goditi me shuplakë një të mitur, arrestohet burri nga Istogu

Është arrestuar një burrë nga Istogu, pasi i njëjti e ka goditur me shuplakë një të mitur.

Të miturit i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Është arrestuar i dyshuari  kosovar për arsye se e kishte goditur me shuplakë viktimën mashkull (i mitur) duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: