E habitshme: Kosova humbi, por në Prishtinë shpërthen festa

E habitshme: Kosova humbi, por në Prishtinë shpërthen festa

Kosova humbi sonte sfidën vendimtare kundër Republikës së Çekisë në Pëllzen me rezultat 2-1 në një ndeshje drithëruese.

Çekia e meritoi plotësisht fitoren pasi krijoi më shumë raste dhe arriti ta dominonte lojën krejtësisht, shkruan Periskopi. Kjo humbje bën që Kosova të humb edhe gjasat teorike për kualifikim në Euro2020 me anë të këtij grupi pasi Çekia ka ikur me 4 pikë. Sidoqoftë, në kryeqytet për habi ka nisur një festë e çuditshme.

Dëgjohen në shumë rrugë fishkëllima veturash por edhe brohorima njerëzish – të cilët mbase janë ndarë të kënaqur me lojën e Kosovës në përgjithësi gjatë këtij viti.

Kujtojmë se më 17 nëntor, Kosova e pret në stadiumin Fadil Vokrri, kombëtaren e Anglisë e cila sonte fitoi me rezultat 7-0 ndaj Malit të Zi. /Periskopi

Shpërndaje në: