E hëngrëm ‘foren’: Aplikacioni i hakerëve rus që iu bën të dukeni pleq do t’i përdorë ato në publik më pas

E hëngrëm ‘foren’: Aplikacioni i hakerëve rus që iu bën të dukeni pleq do t’i përdorë ato në publik më pas

FaceApp ka provokuar shumë njerëz anë e mbanë botës duke i bërë me rrudha e të vjetër.

Aplikacioni përdor inteligjencën artificiale për të ndryshuar fotografitë tuaja – duke e ndryshuar në atë formë që ata të duken të rinj apo të vjetër, ose duke e ndryshuar gjininë, për shembull, shkruan Periskopi.

Por, kushtet e përdorimit të vëna nga aplikacioni rus kanë çuar në një numër paralajmërimezh serioze në lidhje me atë se çka do të ndodh me fotografitë tuaja.

Kur përdoruesit e vendosin një fotografi në aplikacion për ta parë se si do të duken më pas, kjo e çon idrekt e te serverët e FaceAppit. Dhe nuk është ende krejt e qartë se çka ndodh më pas.

FaceAppit i duhet që ta ngarkojë foton e përdoruesit në mënyrë që të sigurohet se mund të ndryshohet.

Shumë njerëz thonë se ky aplikacion do t’i përdorë fotografitë në forma të ndryshme – dhe jo vetëm që t’iu bëj juve të dukeni ndryshme.

Ato fotografi mund të përdoren më pas në forma shumë publike.

Thjesht fakti që tepër pak gjëra dihen për aplikacionin dhe që është krijuar nga hakerë rusë, ka bërë që shumë njerëz të rekomandojnë që ai të mos përdoret./Periskopi

Shpërndaje në: