E JASHTËZAKONSHME: Ligji i fesë islame shpëton shumë pakistanezë nga vdekja shkaku i Koronavirusit

E JASHTËZAKONSHME: Ligji i fesë islame shpëton shumë pakistanezë nga vdekja shkaku i Koronavirusit

Derisa Pakistani ka vendosur masa të rrepta të distancimit social për të luftuar koronavirusin, një ligj mysliman për zemërgjerësinë po ndihmon në shpëtimin e njerëzve që janë në punë.

Jashtë dyqaneve në Karachi, një skenë e habitshme është zhvilluar në dy vitet e kaluara. Në vend se t’ju turren shtëpive të tyre pas blerjeve të bëra që të mos i ekspozoheshin koronavirusit, shumë pakistanezë ndalen jashtë dhe ofrojnë ushqim, para dhe bamirësi të tjera për shumë njerëz të mbetur në rrugë.

Si shumë vende të tejra, edhe Pakistani ka vendosur masa strikte të qëndrimit në shtëpi, të mbylljes së shkollave dhe tubimeve publike si dhe ka detyruar ndalimin e punës së shumë bizneseve që nuk shesin ushqime apo ilaçe, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Por për dallim nga vendet e tjera që kanë masa të ngjashme restriktive, efektet e karantinimit të gjatë këtu mund të kenë pasoja shumë më të rënda – dhe potencialisht fatale – ekonomike.

Në një adresim të fundit në lidhje me koronavirusin, kryeministri pakistanez, Imran Khan, theksoi që “25 për qind e pakistanezëve nuk mund të hanin dy herë në ditë.” Derisa vendi po merrte masat e rënda dhe po detyronte njerëzit që të rrinin nëpër shtëpitë e tyre, shumë punëtorë krahu dhe punëtorë të tjerë që paguhen për çdo ditë që punojnë tash kanë mbetur të uritur dhe pa para.

Në të njëjtin adresim televiziv, Khann përmblodhi realitetin e ashpër të Pakistanit: “Nëse i mbyllim qytetet… ne i shpëtojmë ata nga koronavirusi në një anë, por në tjetrën ata do të vdesin nga uria… Pakistani nuk ka kushtet që ekzistojnë në ShBA apo Evropë. Vendi ynë ka varfëri tepër të rëndë.”

Por po ashtu ka shpresë.

Mes pandemisë, pakistanezët u bënë bashkë për të ndihmuar njerëzit më të varfër në një mënyrë unike dhe frymëzuese. Specifikisht, shumë njerëz po ofrojnë zakat, një taksë bamirësie tradicionale në islam, për këta punëtorë të pafat që paguheshin në baza ditore, e që kanë mbetur keq shkaku i këtyre masave.

Nga arabishtja “zakati” përkthehet në “ajo që pastron”, dhe sipas Pesë Shtyllave të Islamit, është një prej detyrimeve më të rëndësishme për myslimanët.

“Zakati heq papastërtitë nga pasuria. Unë jam përgjegjës nëse ndonjë prej fqinjve të mi shkon në shtrat i uritur.” Thotë një mjek pakistanez, dr.Khan. /Periskopi

Shpërndaje në: