E jashtëzakonshme: Trajtimi për Covid nga lamat shfaq potencial të jashtëzakonshëm në testime

E jashtëzakonshme: Trajtimi për Covid nga lamat shfaq potencial të jashtëzakonshëm në testime

Terapia e Covidit nga lama e quajtur Fifi ka shfaqur “potencial domethënës” në testimet e para.

Është trajtim i bërë nga “nanotrupat”, versione të vogla dhe të thjeshta të antitrupave, të cilat i prodhojnë lamat dhe devet si përgjigje ndaj infeksionit.

Sapo terapia të testohet te njerëzit, thonë shkencëtarët, mund të jepet si një sprej i thjeshtë përmes hundës për të trajtuar dhe madje edhe promovuar infeksionet e hershme, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Profesori James Naismith përshkroi nanotrupat si “tepër fantastike”.

Profesor Naismith, që ishte një prej hulumtuesve kryesorë, shpjegoi që brejtësit e infektuar me koronavirus të trajtuar me nanotrupa ishin shëruar plotësisht për gjashtë ditë.

Trajtimi deri tash ishte testuar vetëm te kafshët në laborator. /Periskopi

Shpërndaje në: