“E kam kaluar luftën, por kjo duket e tmerrshme”, shihni pasojat e breshërit të fortë në Kroaci

“E kam kaluar luftën, por kjo duket e tmerrshme”, shihni pasojat e breshërit të fortë në Kroaci

Një stuhi e madhe goditi veriun e Kroacisë pasditen e djeshme dhe më së keqi e pësuan komunat Veliki dhe Mali Bukovec, ku u shkatërruan serrat, përfshirë ato ku kultivohen lulet. Siç shkruajnë mediat kroate, më saktësisht, janë shkatërruar gjysma e luleve të prodhuara në Kroaci.

Xhamat e shumë veturave u copëtuan, dhe po të ishte dikush në to, agjencia kroate e lajmeve, Index, shkruan se sot do të flisnim për të plagosur, e ndoshta të vdekur.

Në një bisedë me banorët, të gjithë shprehen se nuk kanë përjetuar kurrë diçka të tillë. “Kam kaluar luftën, kam parë gjithçka dhe gjithçka, por ajo që pashë në serra duket e tmerrshme”, citohet të ketë thënë njëri prej tyre.

Një stuhi e fortë e ndjekur nga era, shiu dhe breshëri ka goditur të mërkurën pasdite dhe në mbrëmje pjesë të qarqeve Krapina-Zagorje, Varazhdin, Međimurje, Koprivnica-Križevci, Sisak-Moslavina dhe Bjelovar-Bilogora. Policia kroate njoftoi për dëme të konsiderueshme të shkaktuara nga breshëri.

Shpërndaje në: