Matoshi: Do ta dërgoja Ramushin emisar për pajtimin e BE-së me ShbA-në

Periskopi.com Lajme

Periskopi ka bërë 10 pyetje standarde për një varg politikanësh të rëndësishëm të vendit gjatë seancës më të rëndësishme, asaj për buxhet. Sidoqoftë, një personalitet që është edhe politikan por edhe gazetar me përvojë të gjatë, Halil Matoshin, e ka pyetur me shkrim.

Dhe… paragjykimet tuaja janë plotësisht të vërteta! Halil Matoshi ka dhënë përgjigje më se interesante në këto pyetje.

Derisa ka mbrojtur teorinë e tij kosovarocentriste duke zgjedhur kombëtaren e Kosovës para asaj të Shqpërisë, Matoshi për Periskopin bëhet ndër personalitetet e pakta të jetës publike në vend që e pranon se ka konsumuar marihuanë.

Sidoqoftë, ai ka thënë se marihuana nuk i ka lënë ndonjë përshtypje.

Po ashtu, një shkelje tjetër të ligjit Matoshi e ka bërë edhe derisa ligjëronte në Kolegjin AAB, para se të anëtarësohej në AAK, duke udhëtuar me taksitë ilegale të njohur si “taksi 1-shat”.

Më poshtë keni pyetjet dhe përgjigjet e plota:

  1. Për kë ju rreh më shumë zemra, Kombëtaren e Kosovës apo Kombëtaren e Shqipërisë në futboll?

* Natyrisht që për Kombëtaren kosovare.

  1. Nëse do të vendosej që emri i Kosovës të ndryshohej, cili do të ishte propozimi juaj?

Padyshim që Dardania e re!

  1. Nëse do të ishte e mundur të bashkoheshim vetëm me njërin nga këto dy shtete, cilin do ta zgjedhnit: Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi?

* Është edhe e mundshme. Njw konfederatë Kosovë, Shqipni dhe zgjedh Maqedoninë e veriut!

  1. Nëse do të legalizohej marihuana në Kosovë, ashtu siç po ndodh në shumë shtete tjera, a do ta provonit?

* E kam provu! Por jam indiferent ndaj saj!

  1. A keni udhëtuar ndonjëherë me Taksi 1-sh [taksitë ilegale Prishtinë-Fushë Kosovë]?

* Po, sa ligjërojsha Etikën e medias në kolegj.

  1. Nëse BE-ja do ta kushtëzonte anëtarësimin e Kosovës me heqjen e një ushqimi tradicional, do ta hiqnit flinë apo piten?

* Piten.

  1. Cilat janë tri gratë më frymëzuese kosovare pas viteve 2000?

* Aktorja Yllka Gashi, Poetja e studiuesja Blerina Rugova- Gaxha dhe xhudistja Majlinda Kelmendi.

  1. Cilat janë tre burrat më frymëzues kosovar pas viteve 2000?

* Brahim Rugova, Jeton Neziraj, Driton Toni Kuka.

  1. A mendoni se do ta dërgojë deputet Jahja Kokaj një raketë në hapësirë gjatë mandatit të Albin Kurtit?

* Nuk merrem me përralla të iriçit!

  1. Nëse Kosovës do t’i bëhej puna të dërgonte emisar për të lehtësuar marrëdhëniet ShBA-BE, kush do të ishte propozimi juaj?

* Ramush Haradinaj!