E kërcënoi me vrasje zyrtarin e Interit, vjen dënimi i rëndë për Bonuccin

E kërcënoi me vrasje zyrtarin e Interit, vjen dënimi i rëndë për Bonuccin

Dhjetë mijë euro gjobë për Leonardo Bonuccin e Juventusit, pasi u përlesh verbalisht me sekretarin e Interit, Cristiano Mozzillo.

Bonucci e shtyu anëtarin e stafit të Interit pas fitores me golin vendimtar të kohës shtesë së vazhdimeve të Alexis Sanchez kundër Zonjës së Vjetër në një përballje të Superkupës së Italisë mbrëmë.

Mbrojtësi veteran ishte rikuperuar nga një dëmtim dhe ishte në fushë, duke pritur që të futej si zëvendësues në sekondat e fundit të shtesës, për të ekzekutuar një penallti.

Sipas raportimeve të shumta, ai ishte i mërzitur nga festimi i Mozzillo-s për golin e vonuar të Interit, ndaj u përpoq ta largonte.

Sipas ‘Il Tempo’, Bonucci madje i ka bërtitur “Unë do të të vras”, ish-anëtarit të stafit të Napolit.

U raportua se Bonucci mund të ishte përballur me një ndalim pasi hetuesit federalë kishin parë skenën dhe e kishin raportuar atë.

Sidoqoftë, Prokurori Federal e gjobiti italianin me 10,000 euro, kështu që Bonucci do të jetë në dispozicion kur Zonja e Vjetër të presë Udinese në Allianz Stadium në ndeshjen e tyre të radhës në Serie A të shtunën.

 

Shpërndaje në: